Kënga e Mozzik pjesë e serialit britanik më të ndjekur të momentit

Një nga serialet më të ndjekur të momentit, jo vetëm në Britani por kudo, është “Gangs of London”. Që pas premierës pak javë më parë, si kritika, ashtu dhe publiku e kanë pritur mjaft mirë shfaqjen televizive. Read More…

Me pak fjalë seriali trajton realitetin e nëndheshëm të Londrës së sotme. Aty ku mbizotëron krimi dhe mafia. Ajo ç’ka e bën më të veçantë për ne këtë projekt është pjesëmarrja e disa aktorëve shqiptarë. Orli Shuka, bashkëshortja e tij Eri dhe disa aktorë të tjerë nga vendi ynë janë në rolet e përfaqësuesëve të mafias shqiptare.

Advertisement

Ndërkohë një tjetër shqiptar që është pjesë e serialit të suksesshëm është Mozzik. Reperi nuk ka ndonëj rol, ende nuk e ka bërë kapërcimin në aktrim, por në serial është një prej këngëve të tij. Në një skenë, ku banda e shqitparëve përballet me një prej protagonistëve, në sfond dëgjohet kënga e Mozzik. “Ghetto” për të qenë më të saktë.

Video Player

Video Player

 

Një goxha sukses për Mozzik, duke qenë se në të tilla produksione këngët dhe “soundtrack”-u përzgjidhet me shumë kujdes.

Burimi: News31.al