Kate Winslet heq dorë nga skenat nudo!

Aktorja hollivudiane Kate Winslet tha se ajo ka mbaruar me xhirimet e skenave të zhveshura, kështu që publiku nuk do të ketë më mundësinë ta shohë ashtu në projektet e ardhshme.

Aktorja, e cila është në dekadën e saj të pestë të jetës, deklaroi në një intervistë për “The New York Times” se nuk do ta shikojmë më në versionin nudo.”Unë mendoj se ditët e mia për sa i përket lakuriqësisë janë të numëruara. Thjesht nuk ndihem rehat ta bëj më. Në të vërtetë nuk është çështje moshe”,- tha Kate Winslet. Gjatë karrierës së saj aktorja filmoi disa skena nudo, përmendim serialin “Mare of Easttown”, por edhe “Titanic”, në të cilin luajti me Leonard DiCaprio. “Më pikturo si një nga gratë e tua franceze”,- i tha Kate dikur DiCaprio-s në filmin e James Cameron.
Gjatë intervistës, Kate iu referua skenës seksi në serialin “Mare of Easttown” dhe shpjegoi se si burri i saj reagoi kur i tha se cili ishte roli i saj. “Në episodin e parë, Mer bën seks në divan. Unë i thashë burrit tim: “E pranon? Ai më tha: “Kate, është shumë ok. Luaj”.
Advertisement