“Jurassic World” thyen rekordet e fitimeve

Filmi “Jurassic World”, ka realizuar fitimet më të larta të arritur ndonjëherë nga ndonjë film, duke kapur shifrën e 511 milionë dollarëve deri më tani.
Filmi i cili risjell historinë e “Jurassic Park” ka thyer rekord duke u bërë filmi i parë që kalon shifrën e 500 milionë dollarë fitimeve.
Vec kësaj, “Jurassic World” ka arritur të zërë vendin e tretë sa i përket fitimeve të ditës së parë të shfaqjes së tij në kinema, me 82.8 milionë dollarë, pas filmave “Harry Potter and the Deathly Hallows, Part 2” (91 milionë dollarë) dhe “Avengers: Age of Ultron” (84.4 milionë dollarë).
Edhe pse filmi “Jurassic Park III” kishte dështuar në grumbullimin e fitimeve, duket se tashmë puliku është ndjerë nostalgjik duke bërë që ribërja e filmave “Jurassic Park” të shënojë rekord fitimesh.

Advertisement