Jolie, kontratë me Netflix për një film të ri

Angelina Jolie ka firmosur një marrëveshje për drejtimin e një filmi të ri për Netflix, bazuar në kujtesën e një aktivisteje kamboxhiane të të drejtave të njeriut, për jetën e saj në regjimin e Khmer Rouge.

Filmi “First They Killed My Father”, do të dalë më 2016. Jolie do të jetë drejtuesja dhe producentja e filmit, bazuar në skenarin e Loung Ung, autore e librit me të njëjtin emër. Loung ishte fëmijë kur Khmer Rouge erdhi në pushtet në Kamboxhia. Afro 2 milionë njerëz u vranë gjatë regjimit 4-vjeçar.

Advertisement

Lounge është takuar me Jolie në 2011, një vit pasi u publikuan kujtimet e shkrimtares. Si një e dërguar speciale e agjencisë së refugjatëve të OKB, Jolie është përfshirë në një sërë çështjesh së të drejtave të njeriut në gjithë botën. Ajo ka lidhje personale me Kamboxhian, ku ka lindur dhe djali i saj, Maddox. Edhe ai do të ketë një rol në film, bën të ditur Netflix.