“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë.

Thursday, October 1, 2026

Sean “Diddy” Combs dyshohet se po gëzon një trajtim të pazakontë në burg, me akses në celular, alkool dhe të burgosur të tjerë që kujdesen për nevojat e tij. Sipas NBC News, katër persona që kanë qëndruar në të njëjtin sektor me të pretendojnë se të burgosur të tjerë gatuajnë, pastrojnë dhe madje i bëjnë masazh 56-vjeçarit.

“Këto nuk janë gjëra normale që sheh në burg. Janë gjëra që i bëjnë të pasurit. Duket e çmendur, por po flasim për Diddy-n.”

Sipas dëshmive, Diddy dyshohet se konsumon edhe ushqime jashtë menusë së burgut, ndërsa alkooli futet në mënyrë të paligjshme me ndihmën e disa punonjësve.

“Po, sigurisht që kam pirë me të”, ka deklaruar një prej të burgosurve.

Përfaqësuesi i Diddy-t i ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se mediat po e paraqesin rutinën e zakonshme të një të burgosuri si lajm dhe sipas tij, “i vetmi lajm i vërtetë” është se Diddy vazhdon të vuajë dënimin sipas rregullave dhe po pret vendimin e gjykatës për apelin e tij.

Ndërkohë, Shërbimi Federal i Burgjeve në SHBA nuk ka komentuar konkretisht akuzat, por ka pranuar se futja e sendeve të ndaluara, përfshirë celularët dhe drogën, mbetet një problem në burgjet federale.

Diddy po vuan një dënim prej 50 muajsh dhe, sipas të dhënave aktuale, pritet të lirohet më 21 janar 2028.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM