Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé. “I thashë ‘Mos më turpëro…’

Monday, September 28, 2026

Në dokumentarin ‘JAY-Z in 8’, Jay-Z ka rrëfyer për fillimet e lidhjes me Beyoncé-n, duke pranuar se në atë periudhë ishte i papjekur dhe kishte frikë të tregonte anën e tij të ndjeshme.

Duke folur për këngën “4:44”, të publikuar në vitin 2017, reperi tregoi se e ka ende të vështirë ta dëgjojë, pasi në të rrëfen gabimet e së kaluarës dhe marrëdhënien me Beyoncé-n.

“Me shumë mundësi e kam dëgjuar këtë këngë më pak se çdo këngë tjetër që kam shkruar, përveç ‘You Must Love Me’. Edhe ta dëgjoj është e vështirë. Ta realizoja ishte mjaft e vështirë, e më pas ta dëgjoja sërish”, u shpreh ai.

Në “4:44”, Jay-Z i rikthehet edhe fillimeve të marrëdhënies së tij me Beyoncé-n, duke rrëfyer përmes vargjeve se sa i pasigurt ishte në atë kohë. Ai kujton ditëlindjen e 21-të të këngëtares dhe mënyrën jo fort romantike se si i propozoi të nisnin një lidhje.

“Thashë ‘mos më turpëro’ në vend të ‘bëhu e imja’. Kjo ishte mënyra ime për të të kërkuar të bëheshim çift. Ishte ditëlindja jote e 21-të. Ti u rrite më shpejt se unë, ndërsa unë nuk isha gati. Për këtë të kërkoj falje”, rrëfen ai në këngë.

Jay-Z kujtoi edhe mënyrën se si nisi lidhja e tyre, duke pranuar se nuk dinte si të kalonte nga miqësia në një marrëdhënie romantike.

“Kështu nisëm të ishim bashkë. Isha kaq i papjekur dhe aq i frikësuar të tregoja anën time të brishtë, edhe pse më pëlqente ky person. Më pëlqente kjo grua. Dhe mendoja: si ta bëjmë hapin nga të folurit vetëm në telefon dhe të qenit miq, drejt të qenit çift?”, tregoi reperi.

Jay-Z pranoi gjithashtu se marrëdhënia dhe komunikimi mes tyre kanë evoluar ndjeshëm me kalimin e viteve.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM