Ja cili do të jetë ‘armiku’ i James Bond në filmin e ri të agjentit 007

Shumë shpejt do të nisin xhirimet për filmin e 25-të të sagës së agjentit 007 James Bond. Edhe këtë herë aktori që do të luajë personazhin kryesor do të jetë për të pestën herë  51-vjeçari Daniel Craig.

Kastit të aktorëve i është bashkuar një emër i ri, por shumë i njohur që pritet të luajë personazhin negativ, antagonistin e Bond.

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Rami Malek, i cili është shprehur se nuk do t’ia bëjë shumë të lehtë misionin agjentit 007.

Emra të tjerë që do t’i bashkohen kastit të aktorëve janë: Dali Benssalah, Lashana Lynch, Ana De Armas, David Dencik dhe Billy Magnussen.

Gjithashtu nuk do të mugojnë edhe emra të tjerë me rëndësi si Ralph Fiennes, Lea Seydoux, Naomie Harris,  Ben Whishaë, Rory Kinnear dhe Jeffrey Wright. Xhirimet e filmit pritet të realizohen në Norvegji, Angli dhe itali.

Mandatory Credit: Photo by Jordan Strauss/Invision/AP/REX/Shutterstock (10055918ho)
Rami Malek arrives at the 24th annual Critics’ Choice Awards, at the Barker Hangar in Santa Monica, Calif
24th Annual Critics’ Choice Awards – Arrivals, Santa Monica, USA – 13 Jan 2019

/Opinion.al/