Izrael | Presidenti Nishani takohet me homologun izraelit Shimon Peres

Presidenti i Republikës Bujar Nishani u prit sot nё njё takim nga Presidenti i Shtetit tё Izraelit, Shimon Peres. Presidenti Peres, pasi e falenderoi Presidentin Nishani pёr pjesёmarrjen nё Konferencёn e 5-tё Presidenciale dhe vizitёn nё Izrael, vlerёsoi marrёdhёniet mes Izraelit dhe Shqipёrisё si tё veçanta, duke evidentuar zhvillimin e shpejtё tё Shqipёrisё dhe konsolidimin demokratik. Mё tej, Presidenti Peres vuri nё dukje mundёsitё e shumta pёr pasurimin e mёtejshёm tё marrёdhёnieve nё tё gjitha fushat. Nё pёrshёndetje Presidenti Nishani, pasi uroi pёrsёri Presidentin Peres pёr 90-vjetorin e Tij, vlerёsoi bashkёpunimin midis dy vendeve duke vёnё nё dukje se bazuar nё miqёsinё tradicionale dhe tё shkёlqyer mes dy popujve tanё dhe mundёsitё praktike qё ofrojnё Shqipёria dhe Izraeli, ka shumё hapёsirё pёr intensifikimin e kёtyre marrёdhёnieve nё tё gjitha fushat nё interes tё zhvillimit tё ndёrsjelltё dhe forcimit tё lidhjeve midis dy vendeve tona. Presidenti Nishani vuri nё dukje kontributin e Shqipёrisё pёr sigurinё dhe paqen nё rajonin e Ballkanit, pёr bashkёpunimin rajonal dhe fqinjёsinё e mirё, duke shtuar se pas marrëveshjes Serbi – Kosovё, Shqipёria pret mbёshtetjen e pavarёsisё sё Kosovёs edhe nga vendet qё ende nuk e kanё njohur. Nё lidhje me situatёn nё Lindjen e Mesme, Presidenti Nishani siguroi homologun e tij izraelit se qёndrimi i Shqipёrisё nuk do ndryshojё, duke nёnvizuar se Shqipёria dhe shqiptarёt do tё jenё pranё Izraelit nё pёrpjekjet e tij pёr paqe. Presidenti Peres nё pёrgjigje u shpreh se shqiptarёt e meritojnё plotёsisht miqёsinё e popullit izraelit dhe se marёdhёniet midis Shqipёrisё dhe Izraelit janё shembull i shkёlqyer se si dy vende tё ndryshme mund tё kenё pёrqasje tё njёjta pёr çështje shumё tё rёndёsishme.

Advertisement