Liderët botërorë janë angazhuar që shuma në fjalë të aplikohet për tre vitet e ardhshme. Gjithashtu, edhe pse kanë pranuar se ka shenja stabilizimi të ekonomisë botërore, liderët e G8 kanë premtuar angazhimin e tyre për zbatimin e vendimeve të marra në samitin e Uashingtonit dhe Londrës. Ata janë shprehur njëzëri se, politikat për mbështetjen e ekonomisë botërore dhe për ripërtëritjen e sistemit financiar global do të vazhdojnë për gjithë kohën e nevojshme.