Ina Rama fiton gjyqin ndaj KLD-së, mund të kthehet në gjyqësor

Prokurorja e re e Pergjitshme e Shqiperise, Ina Rama e cila eshte votuar sot ne parlament me 83 vota pro, 33 kunder dhe 5 abstenim.

Tre vjet pasi la Prokurorinë e Përgjithshme si numri një i saj, ish-kryeprokurorja Ina Rama e fitoi betejën në shkallën e dytë të Gjykatës Administrative, për një padi të ngritur prej saj për rikthimin në gjyqësor.

Gjykata e Apelit Administrativ urdhëroi me një vendim Këshillin e Lartë të Drejtësisë që t’i propozojë presidentit emërimin e ish-prokurorës së përgjithshme në Gjykatën e Apelit.

Advertisement

Vendimi u komunikua nga treshja e gjyqtarëve Artur Malaj, Lindita Selmanaj dhe Alkelina Gazidede, ndërkohë që verdikti nuk është zbardhur ende, çka do të thotë se nuk dihen argumentet e togave të zeza që i dalin kundër KLD-së.

Ish-kryeprokurorja Ina Rama paditi në vitin 2013 Këshillin e Lartë të Drejtësisë pasi nuk kishte marrë në konsideratë kërkesën e saj për t’u kthyer në gjyqësor.

Kjo padi civile u rrëzua më herët nga shkalla e parë e Gjykatës Administrative, ndërkohë që verdikti i Apelit konsiderohet i formës së prerë.