Dashi: Do të merrni përsipër disa probleme praktike që kanë të bëjnë me detyrat familjare, që zakonisht i delegoni, duke përfituar aprovimin e partnerit. Paktet me personin e zemrës do të jenë të qeta dhe të mira ndaj në këtë periudhë nuk mund t’i përçmoni. Në mbrëmje miqtë do të jenë shërues. Do të gjendeni të përfshirë në një dalje të këndshme me ta. Tregoni kujdes në tavolinë.

Demi: E luhatur nga kuadratura me Diellin por e mbështetur nga Marsi, në të mirë a në të keq Hëna premton një ditë nën ritmet e së resë. Intuita do të lidhet me logjikën dhe së bashku do t’u japin zgjidhje gjeniale problemeve që tashmë mbartni prej kohësh. Bazohuni tek elementi surprizë. Nëse doni përgjigje të shpejta dhe takime precize dominojeni bashkëbiseduesin pa i lënë kohë që të reflektojë.

Binjakët: Është një periudhë që po ju sjell rritje profesionale dhe personale me prespektiva të mira për të ardhmen ama, mos lini pas dore familjen për karrierën. Organizojeni më mirë sferën praktike. Do të shihni shumë shpejt avantazhet. Shijoni shoqërinë e personave të dashur. Ofrojuni ndihmën tuaj në mënyrë bujare atyre që janë në vështirësi, por kujdes nga oportunistët. Që t’a shijoni këtë gjë mbajini larg ata.

Gaforrja: Kthjelltësia dhe grinta do t’ju japin mundësinë të avanconi në kërkesa dhe të zgjeroni aktivitetet. Lërini pas situatat e pakënaqshme. Kompeticioni profesional do t’ju shohë fitues, por mos bëni kompromise. Nën Hënën e Demit lindin projekte të rëndësishme me personin e zemrës ose lindin dashuri për ata që janë vetmitarë dhe që sot do të jenë më pak vetëm.

Luani: Nuk jeni në maksimumin e formës dhe humorit, kështu që ju leverdis të krijoni disa strategji mbrojtëse në mënyrë që të kurseni burimet. Shmangni të dalat e lodhshme dhe merrni një pushim për të vendosur pak rregull në kokë, shtëpi e zemër. Kini kujdes nga mashtruesit. Impenjohuni më shumë dhe mendoni çdo hap për të shmangur zhgënjimet. Jo çdo gjë që ndrit është ar.

Virgjëresha: Me Hënën tek Demi premisat janë shumë të mira. Çështjet praktike do të zgjidhen në kohë rekord. Feeling maksimal me personin e zemrës. Sfera profesionale do të përfitojë prestigj pa shumë mund. Do të ketë Mundësi të mira për kurajozët. Jeni në pritje të dashurisë së madhe? Yjet thonë se dashuria është duke u vërtitur rreth jush. Hapni sytë, mund të jetë shumë afër!

Peshorja: Jeni në një fazë analizuese? Arsyeja ju shtyn të reflektoni për të zbuluar thellësinë e shpirtit dhe për të ndryshuar atë që nuk shkon. Ngërçe burokratike dhe fiskale. Do të kërkojnë vëmendjen tuaj çështje që kanë lidhje me ndarje apo trashëgimi. Keni bërë premtime që nuk i mbani dot? Në vend që t’ja mbathni sqarohuni me personin e interesuar.

Akrepi: Pak tension që vjen nga problemet praktike ose dashurore. Disa keqkuptime ne sferën familjare do të sjellin humor të keq. Përsa i përket punëve me kontrata dhe veprime financiare mundohuni të mbështeteni tek një sens i llogjikës. Nuk do të gaboni! Edhe pse sot jeni pak poshtë me humorin gjendja e përgjithshme është mjaft mirë. Për këtë gjendje është fajtor vetëm humori i keq.

Shigjetari: Lini mënjanë projektet, punët apo iniciativat për t’ju dedikuar totalisht dashurisë. Do të keni benefite të mëdha. Shpenzime të larta për shtëpinë: projekte për një rikonstruktim. Këto probleme do të zbehen dhe ridimensionohen. Relaksohuni, dëfrehuni! Praktikoni disiplinat e orientit. Padyshim do t’ju bëjë shumë mirë. Ndiqni intuitën dhe regjistrohuni në një kurs joge.

Bricjapi: Më në  fund erdhi dita për pak qetësi, në një periudhë të trazuar në shtëpi dhe financa.  Eksperienca të reja ju presin. Nëse tek ju mbizotëron ndopak negtivitet, me shumë qetësi përgatituni t’a shfarosni të gjithin.  Partneri do të braktisë rreptësinë e jotelerancën dhe do te jetë i predispozuar për të falur ndaj nga ana juaj duhet të vijë një pendim i sinqertë.

Ujori: Ditë monotone. Ndiqni mundësitë për t’u argëtuar sepse do t’ju rrisin humorin e kënaqin mendjen. Hëna në Dem do të ulë nivelet tuaja të socializimit. Nën fuqinë e ndjesive të çuditshme do të jeni fjalëpak dhe të irritueshëm. Kini kujdes me vonesat dhe me ato çka blini. Sakrifikoni pakëz nga liria juaj në favor të atyre që ju duan. Është momenti për të demonstruar dashurinë me shumë fakte dhe pak fjalë.

Peshqit: E mbështetur nga Neptuni tek Peshqit, Hëna në Dem do të bëjë që intuita juaj të jetë efikase në familje dhe punë. Të favorizuar do të jenë biznesi dhe studimet sidomos për ata që operojnë në sferën e komunikimeve. Në mbrëmje dorëzojuni totalisht dashurisë romantike. Lërini t’ju shoqërojë partneri dhe zbuloni një mënyrë të re të së dashuruarit.