Dashi: Do te jetë një ditë me fat kjo për ju sepse Hëna, Mërkuri dhe Venusi do të jenë në fushën e 11-të. Iniciativa juaj do të shoqërohet me shumë dinakëri. Bashkë më nje person që e njihni prej kohës, të cilit i besoni, do të mund të shpikni diçka që mund të përmirësojë situatën tuaj ekonomike në një afat kohor shumë të shkurtër. Intensitet erotik shumë i lartë për çiftet që kanë kohë bashkë.

Demi: Hëna armike përmbyt humorin e mirë dhe shpresën që kishit gjatë këtyre ditëve. Filloni të mendoni pozitivisht dhe ndoshta diçka e mirë do të ndodhë. Yjet kanë shenjestruar raportet tuaja afektive. Jeni shumë këmbëngulës dhe të etur për demonstrime dashurie dhe konfort nga ana e partnerit. Reflektoni dhe gjykojeni edhe një herë sjelljen tuaj.

Binjakët: Ditë e mrekullueshme. Do t’a keni më të thjeshte me kontaktet e reja në dashuri dhe mbi të gjitha tek miqësitë e frymëzuara nga shijet, interesat kulturore dhe krijuese e përbashkëta. Aftësitë  tuaja elokuente do t’ju ndihmojnë për të ditur momentin dhe vendin e duhur për të bashkëbiseduar me partnerin. Hapja e mendjes dihet që përforcon bashkimin. Një udhëtim i papritur për disa, surpriza për të tjerët.

Gaforrja: Sot që intuita dhe mendja funksionojnë në nivele maksimale mund të investoni energji në sektore te reja. Mos humbisni kohë. Ky është moment i favorshëm për të ndryshuar në mënyrë konkrete karrierën ose për të gjetur punë. Disa ndryshime ose surpriza stimuluese për ata që janë duke jetuar një flirt. Në çift do të ketë feeling fizik dhe mendor. Kurrë më parë nuk keni qenë kaq përfshirës dhe pasionant.

Luani: Për ju Hëna tek Ujori është si guri në këpucë, sidomos në sferën afektive. Të pasigurt dhe të prekshëm, do të ndiheni të lodhur dhe konfuz. Ndihma e një personi të dashur do t’ju ndihmojë për t’ju kthyer në shina. Uleni gjuajtjen për t’a shënjestruar objektivin edhe pse programet mund të mos realizohen jeni në një shoqëri të mirë dhe nuk do t’ju mungojnë alternativat.

Virgjëresha: Të rigjeneruar në trup, shpirt dhe mendje mund të shenjestroni ndryshime në përditshmërinë tuaj. Do të merrni avantazhe përsa i përket shëndetit dhe bukurisë. Aktiviteti profesional do të gëzojë lëvizje të mëdha. Keni aftësi organizuese shumë të mëdha dhe çuditërisht jeni shumë krijues, të pozicionuar shumë mirë kundrejt kolegëve dhe bashkëpunëtorëve. Priten kënaqësi për ata që punojnë për të tjerë.

Peshorja: Kalimi i shpejtë që do të bëjë Hëna tek Ujori, harmonike me Uranin, do t’ju bëjë të ndiheni të qetë dhe të kënaqur. Një letër dashurie do të vijë. Të qetë dhe të kënaqur sot do t’i dedikoheni me kënaqësi dashurisë. Një lajm në sferën profesionale do t’ju mbushë plot optimizëm dhe motivim, ama duhet të lëvizni. Parashikohet mirëqënie dhe moral i lartë. Gëzohuni, shijojeni këtë ditë të bukur!

Akrepi: Gjërat fatkeqësist nuk shkojnë siç duam. Nëse ndiheni të pasigurt për t’u përballur me një problem në sferën profesionale apo financiare besojini logjikës dhe buonsensit. Kërkoni të mos dramatizoni keqkuptime të vogla me partnerin, sidomos nëse përjetoni një lidhje stabël dhe të qetë në çift. Nëse ndiheni të lodhur anulloni ndonjë takim.

Shigjetari: Bashkëfajtore do të jetë Hëna. Shpërtheni, kundërmoni energji nga çdo pore! Në shoqëri do të bëni figurë të mirë. Suksesi në punë, dëshira për t’u kënaqur, festat dhe lokalet IN do t’ju japin mundësinë të qëndroni me kokën lart, kjo falë edhe sharmit dhe inteligjencës suaj. Mirëprisni propozimet dhe të rejat që do t’ju mundësojnë kontakt me ambjente te reja dhe intelektualisht stimuluse.

Bricjapi: Jeni në maksimum. Me këto kalime kaq të favorshme që po bëjnë yjet do të jetë shumë e vështirë t’i rrini prapa. E keni humorin shumë të mirë, të rrethuar nga dashuri dhe nga interesi i kolegëve dhe miqve do të mund të transformoni ide gjeniale, të lidhni taktika të mira biznesi, të kontaktoni po ashtu me persona interesante. Pranoni pa shumë fjalë një ftesë për një darke apo drink me miqtë e zemrës. Do të kënaqeni.

Ujori: Keni grintë dhe jeni të vendosur. Është momenti që nuk duhet të keni frikë, nga ambicjet dhe nga dëshirat tuaja, sepse ndoshta do të realizohen, mjafton të impenjoheni seriozisht. Do të jeni të frymëzuar për të punuar në fushën financiare. Në fushën afektive, mund të ndihet ndonjë problem i vogël dhe për ata që kanë lidhje të konsoliduara, por mund të jetë e shëndetshme.

Peshqit: Edhe pse në qiellin tuaj nuk keni shumë yje negativë duhet të lëvizni me shumë qetësi duke shmangur lodhjen fizike dhe përballejen me situata të vështira. Pikërisht në këtë ditë do të çmohen durimi dhe qetësia, cilësi totalisht të panjohura për ju. Në dashuri? Partneri ndihet i lënë pas dore sepse e gjithë vëmëndja juaj është e drejtuar nga puna.