Dashi: Hëna do të jetë kalimthi në shenjën tjetër, por e neutralizuar nga Urani dhe Jupiteri. Në fund të fundit nuk do t’ju sjellë asnjë bezdi. Do të keni Dëshirë për art dhe bukuri, duke filluar nga veshja, koncertet dhe ekspozitat. Përsa i përket dashurisë, nëse partneri do t’ju largohet gjeni fjalët e duhura për t’a riafruar. Nëse jeni duke  kërkuar një të dashur do të keni një takim që do t’ju bëjë t’ju rrahë zemra fort.

Demi: Një fllad i lehtë karakterizon raportet tuaja personale. Yjet sot do të rinovojnë emocionet dhe do t’ju garantojnë humor të mirë. Do të zgjidhni disa çështje praktike. Pastaj do të keni të gjithë kohën që ju mbetet në dispozicion për t’u relaksuar. Rrini të lehtë në tavolinë, mos hani shumë. Do të keni një tretje të ngadaltë sot. Shmangni ushqimet e konservuara dhe ato me shumë erëza.

Advertisement

Binjakët: Hëna tek Peshorja, Jupiteri tek Luani dhe Marsi tek Ujori, ja treshja perfekte për të kaluar momente të paharrueshme sidomos në dashuri. Ëmbëlsia dhe sensualiteti janë përbërësit e një koktejli intrigant, që duhet t’a pini me fund. Nuk do të mungojnë lumturia dhe aspiratat për të mbushur xhepat plot.

Gaforrja: Nga shiu në diell. Ajo që zakonisht ndodh sot do të vijë ndryshe. Përgjegjëse për këtë është hëna, e cila më parë ka qenë armiqësore në shenjën tuaj, por tani po ju shkel syrin. Mbrëmje e këndshme dhe e çlirët, ndoshta një darkë para-festash me miqtë e zemrës. Në fushën e dashurisë asgjë serioze, vetëm flirte interesante e të këndshëm. Disa kundërshtarë do t’ju pengojnë, por buzëqeshja juaj fëminore do t’ju bëjë të pamposhtur në rrugën drejt fitores.

Luani: Ditë produktive falë bashkëpunimit të Hënës harmonike dhe Jupiterit. Gjithçka po shkon mirë dhe ju po përvishni mëngët dhe po hidheni në lojë. Diçka do të ndryshojë në mbrëmje me kalimin e Hënës në shenjën e Akrepit. Do të sjellë pak tension në familje. Përtej situatës afektive është e pamohueshme dëshira juaj për të marrë dashuri, qoftë duke ndjekur edhe mënyra të reja.

Virgjëresha: Një mik apo koleg i punës, do të dojë t’ju ndihmojë të kuptoni dhe zgjidhni disa çështje që po ju shqetësojnë në fushën familjare në një situatë që duket pak komplekse. Kërkoni të gjeni pjesën pozitive dhe t’i ktheni në avantazh. Mërkuri harmonik në shenjën tuaj do t’ju zgjasë një dorë shpëtimi, të paktën gjatë bisedimeve do të ndiheni në sintoni perfekte me partnerin.

Peshorja: Ditë e mirë. Jeni euforikë dhe në formë të mirë. Entuziazmi mund t’ju shtyjë të bëni disa shpenzime të çmendura. Është gjë shumë e mirë nëse e bëni për veten tuaj pasi jeni në rritje dhe sot mund t’ja lejoni vetes. Një shok, koleg ose partneri në vështirësi do t’ju kërkojë ndihmë. Ndërhyni! Mos u tërhiqni edhe në rastet kur personi në fjalë mund t’ju jetë pakëz antipatik.

Akrepi: Shihini gjërat pa paragjykime dhe mblidhni gjatë rrugës fatin që yjet kanë rezervuar për ju. Në mbrëmje kalimi i Hënës në shenjën tuaj do t’ju japë gjallëri të shfrenuar, entuziazëm dhe shpirt iniciative. Erdhi momenti të kaloni në një nivel tjetër në marrëdhënien në çift. Duhet të jepni më shumë dhe lejojeni veten të përfshiheni pa ankth e frikë për lirinë tuaj.

Shigjetari: Ditë pozitive me Hënën dhe Jupiterin në shenjëjn tuaj. Brenda dhe jashtë shtëpisë suaj do të bashkëveproni me të tjerët me shpirt pozitiv. Një ditë pozitive edhe në sferën profesionale. Energjitë janë aty, iniciativat gjithashtu: një bashkëveprim që nuk mundet të mos sjellë produktivitet. Një arritje inkurajuese në sferën financiare. Bëni pak lëvizje në kohën e lirë dhe seks të këndshëm.

Bricjapi: Semafor i kuq në mëngjes, sepse Hëna ndodhet në shenjën që ju bën nervoz. Kjo gjë do t’ju sjellë disa pakënaqësi në punë. Një mbrëmje relaksuese me miqtë. Mos bëni asgjë speciale por që të jeni të gjithë bashkë është një privilegj. Përfitoni nga situata  juaj pozitive për t’i dhënë fund si bashkëveprues të mirë disa njerëzve që e bëjnë atmosferën e punës apatike.

Ujori: Fati vazhdon t’ju buzëqeshë me situata të arta për të çmuar inteligjencën tuaj dhe hedhje projektesh të reja në tavolinë. Plane të reja në punë: do të mund të realizoni një projekt ambicioz që dukej i pamundur deri para pak kohësh. Në sferën private? Hapni kutinë e lojrave sekrete. Hapni dyert  e zemrës për personin e dashur.

Peshqit: Rruga që ju çon drejt suksesit nuk mund të jetë e gjitha në dishezë, por vullneti dhe ambicia do t’ju shtyjë të ecni përpara. Përqendrimi tek objektivi do t’ju ndihmojë të mos gaboni rrugë. Lëreni krenarinë e lënduar dhe bëjeni ju hapin e parë  nëse doni që lidhja juaj e zemrës të mos mbytet për një kapriço me pak vlerë.