Harper Beckham është një mini fashionista

Ndërkohë që mamaja e saj po përgatitet për të shfaqur një tjetër koleksion veshjesh, vogëlushja Harper Beckham ka mbërritur në New York, së bashku me babain e saj David dhe vëllezërit më të mëdhenj, për ta ndjekur gjatë Javës së Modës.
4-vjecarja kishte vënë një palë syze stil aviator, pelerinë të zezë dhe pantallona deri tek kyci me cizme të shkurtra lëkure.
Harper ka ecur duke mbajtur dorën e babait të saj, ndërsa pak pas tyre ecnin Brooklyn, Romeo, dhe Cruz.
David dhe fëmijët janë gjithnjë në rresht të parë të shfaqjeve të Victoria-s.

Advertisement