‘Hape pak krahun ti legjenda e shtetit’, policia e ndjek live në ‘TikTok’ dhe ndalon të riun…

Mbrëmjen e kaluar gjatë një operacioni Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili hiqej si efektiv policisë.

Rrugorja e kryeqytetit ka ndjekur live në “TikTok” të riun i cili ishte duke qarkulluar në rrugët e Tiranës me një furgon të bardhë dhe fenelinën e policisë ndezur.

Advertisement

Në momentin që ky shtetas kuptoi që ishte duke u ndjekur nga blutë menjëherë mbylli “liven” në TikTok, mirëpo ishte tepër vonë pasi efektivët kishin ndjekur çdo hap të tij.

“Hape pak krahun, hape ti legjenda e shtetit”, dëgjohet të thotë efektivi i policisë gjatë momentit kur këtij të riu i’u dha sinjali për të ndaluar. Mësohet se këtij shtetasi i është pezulluar leja e drejtimit për 12 muaj.

@legjenda_shtetit

♬ original sound – Legjenda_shtetit