Guns’n Roses anulon turneun në Europë për shkak të COVID-19

Grupi i njohur Guns N ‘Roses anuloi turneun në Europë për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi grupi në faqen FB – “GN ‘R Fam.

“Fatkeqësisht, turneu i ardhshëm europian nuk do të zhvillohet. Gjërat po ndryshojnë çdo ditë dhe ne dëshirojmë të ruajmë sigurinë e fansave tanë, anëtarëve të ekipit dhe grupin”, shkruajnë ata në mesazhin e tyre.

Advertisement

“Ne po punojmë fort me  promovuesit tanë vendorë dhe ndërkombëtarë mbi etapat e ardhshme dje ne do të bëjmë njoftime të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për durimin tuaj, ne do ta bëjmë atë së bashku dhe mezi presim t’ju shohim sa më shpejt”, vijojnë ata në mesazhin e tyre.

Burimi: ATA