Greqi – Protesta për reformën e pensioneve

Sot për 24 orë, metrotë e Athinës do të jenë të paralizuara plotësisht, ndërsa nesër janë paralajmëruar protesta edhe nga punonjësit e transporteve urbane. Një manifestim është planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme nga dy konfederatat kryesore sindikaliste, ajo e sektorit privat “Gsee” dhe ajo e sektorit publik “Adedy”, paralelisht me protestën e sindikatës komuniste “Pame” dhe me ato të organizatave pranë të majtës radikale. Sindikatat po përgatisin një grevë të re të përgjithshme, e pesta kundër planit të kursimit, me rastin e paraqitjes në parlament të projektligjit për pensionet, parashikuar brenda muajit.

Advertisement