Greqi – Kërkohet hua nga FMN

Ministri i Financave Yannis Papathanassiou bisedoi me Komisionin Evropian për planet e tij mbi luftën kundër recesionit ekonomik, si dhe për huazimin e një shume prej 54 miliardë euro. Kjo është shuma e domosodshme për qeverinë e këtij shteti, që ajo të mbulojë shpenzimet shtetërore dhe t’i paguajë këstet e kredive të cilat duhen paguar në vitin 2009. Greqia, si dhe shumica e shteteve evropiane, në vitin 2009 hyri në recesion, ndërsa sipas disa parashikimeve pritetet të realizojë rënie të BPV-së prej 5.1%. Krahas kësaj, Athina ka deficit buxhetor prej pesë për qind të BPV-së dhe borxh shtetëror prej 97.6% të BPV-së.

Advertisement