Gjirokastër – Sekuestrohen 280 gramë marijuanë

Konkretisht të ndaluarit janë 22-vjeçari me inicialet K.Ç dhe 24-vjeçari me inicialet D.M, që të dy lindur dhe banues në Gjirokastër. Arrestimi i tyre u bë për arsye se gjatë një aksioni të policisë të kryer në zonën midis lagjes “Zinxhira” të Gjirokastrës dhe asaj “Draç” të fshatit Lazarat , kanë konstatuar se dy personat e mësipërm kanë dalë nga fshati Lazarat dhe rrugës, kanë ndaluar në një bunker ku dhe kanë bërë ndarjen në pjesë të vogla të lëndës narkotike (me gramë gati për ta shpërndarë). Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë duke i arrestuar në flagrancë për veprën penale të ”Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, si dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të lëndës narkotike të dyshuar si marijuanë. Po vazhdon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e plota të tyre, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Advertisement