Genta Ismajli publikon fotot e para me barkun e rrumbullakosur dhe konfirmon se po pret binjakë!

Ndonëse është në fund të shtatzënisë Genta Ismajli është treguar shumë hermetike gjatë këtyre muajve. Vetëm sot ajo ka ndarë fotot e para me barkun e rrumbullakosur duke na falur dy kartolina shumë të bukura. Genta ka postuar në Instagram dy foto, ku në njërën pozon me partnerin e saj, ndërsa në tjetrën vetëm. E veshur me të brendshme të bardha, këngëtarja ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur teksa në kokë mban një kurorë. Sakaq, ajo ka konfirmuar edhe zërat që qarkullojnë në media. Çifti po pret jo një por dy fëmijë. Teksa ka publikuar një foto të ekove ajo ka bërë me dije se binjakët do vijnë në jetë në janar. Ndërkohë ende nuk dihet gjinia e tyre.

Advertisement

Urimet dhe komplimemtet kanë qenë të shumta nga fansat dhe miqtë e Gentës. Duke iu bashkëngjitur atyre, i urojmë këngëtares shtatzëni të mbarë!