Flokë me xixa, tendenca e festave

Gjatë sezonit të festave të fundvitit i jepni një prekje origjinale flokëve tuaj, duke përdorur xixat, një nga trendet më të bukura, që do t’ iu dhurojnë një pamje me stil dhe shkëlqyese.

Shumë të përdorura në make-up dhe në artin e thonjve, xixat janë një domosdoshmëri gjatë sezonit, pse mos t’i përdorni ato edhe në flokët tuaj?

Mjafton fantazia dhe dëshira për të guxuar që të krijoni flokë me shkëlqim.

Nëse keni flokë të mesëm ose të të gjatë, ndajini me vizë në anë, shumë në modë për vjeshtë dimër 2017-2018 dhe vendosni xixat vetëm në njërën anë, nga rrënjët deri tek gjysma e gjatësisë.

Efekti i flokëve të lagur është një must have i dimrit dhe mund të jetë një ide e mirë për një pamje të re sidomos tani në prag të festave. Për atë që ka flokë të gjatë sugjerojmë t’i bëni me onde dhe ta lyeni baluken me xixa të përmasave dhe formave të ndryshme.

Ky model është i thjeshtë dhe është perfekt për një darkë mes miqsh. Edhe flokët e kapur bisht lart mund të kthehen në një model për Vitin e Ri. Mund të vendosni xixat në pjesën e poshtme të bishtit.

Çfarëdo gërsheti që mund të realizohet në versionin klasik, rezulton më modern, nëse e plotësoni me xixa me ngjyrë pink ose të kaltër, ose mund t’i shtoni edhe yje të vegjël, për një pamje më mbresëlënëse.

Në galerinë e fotove zbuloni modelet më të bukura, ku ngjyrat e xixave janë të të gjitha ngjyrave si argjend, ari, jeshile, rozë, të kuqe, etj. /ATA/

floke4-416x420floke5-437x420floke6-399x420