Filmi i ri ‘Magic Mike’ ka një trailer *shumë seksi* me Salma Hayek dhe sigurisht, Channing Tatum!

Së fundmi është publikuar trailer-i i filmit të tretë të “Magic Mike”, “Magic Mike’s Last Dance”.

Fundi i trilogjisë vjen pak më shumë se një dekadë pas filmit të parë të vitit 2012 me të njëjtin emër. Mike Lane, luajtur nga Channing Tatum, këtë herë niset për në Londër me Salma Hayek.

Advertisement

Klipi ngacmues, i ka bërë njerëzit kureshtarë dhe prezenca e Salma Hayek në film, ishte një tjetër surprizë.

Filmi do të publikohet më 10 shkurt 2023.