Filmat më të pritur të 2016

Për të gjithë të apasionuarit pas kinemasë dhe filmave, ky vit ende rezervon disa publikime të reja. Ja një listë e filmave që pritet të vijnë për shikuesit deri në fund të këtij viti.

Blair Witch (16 Shtator)

Advertisement

Ky është vazhdimi i The Blair Witch Project, filmit që në vitin 1999 nisi modën e zhanrit “footage” të filmave. Blair Witch është padyshim filmi horror më i pritur i këtij viti.

The Magnificent Seven (Shtator)

Ky film risjell edhe një herë në një version të ri “The Magnificent Seven” të vitit 1960. Filmi në fjalë do të jetë ai që do të mbyllë siparin e Festivalit të Filmit në Venezia dhe do të celë atë të Torontos.

Inferno (Tetor)

Romanet e Dan Brown kanë marrë famë botërore së bashku me regjinë e Ron Howard dhe aktrimin e Tom Hanks. Aventurat e profesor Robert Langdon janë gjithmonë të shumëpritura nga publiku.

American Pastoral (Tetor)

American Pastoral është cilësuar si kryevepër e një prej shkrimtarëve më të vlerësuar, Philip Roth. Për ta sjellë në ekran është dashur puna dhe guximi i Ewan McGregor, të cilin nuk e shohim vetëm në rolin e personazhit kryesor (Seymour Levov i quajtur “Suedezi”) por edhe në rolin e regjisorit.

Jack Reacher 2: “Never Go Back” (Tetor)

Tom Cruise vjen në rolin kryesor të filmit që është frymëzuar nga një prej romaneve të Lee Childs.

Doctor Strange (4 Nëntor)

Ky është cilësuar si një prej filmave më të cuditshëm të Marvel. Në role do të shihni Benedict Cumberbatch, Tilda Swinton, Rachel McAdams, Mads Mikkelsen, Chiwetel Ejiofor dhe Michael Stuhlbarg.

The Accountant (20 Tetor)

Masterminds

Me regjinë e Jared Hess dhe aktorë si Zack Galifianakis, Kristen Wiig dhee Owen Wilson, publiku nuk do i rezistojë dot të qeshurave.

Snowden (16 Shtator)

Historia e Edward Snowden është e njohur botërisht dhe tashmë është treguar në formën e një dokumentari. Por tashmë do të vijë me regjinë e Oliver Stone.

Sully (9 Shtator)

Clint Eastwood dhe Tom Hanks kanë bashkëpunuar për të sjellë në ekran historinë e vërtetë të Sully Sullenberger, ai që kreu atë që quhet “Mrekullia mbi Hudson” duke ulur avionin që po pilotonte mbi lumin e Nju Jorkut pas defektit që kishte pësuar.