“Koha ecën dhe ne të gjithë duam që koha të vrapojë se mezi po presim 28 Qershorin për të larguar Sali Berishën, dhe për të sjellë në pushtet LSI-në, dhe të majtën progresiste. Fitoren unë e shoh dhe e ndjej kudo, në të gjithë Shqipërinë. E ndjej aq fuqishëm në Mallakastër, në Gjirokastër, në Përmet, Tepelenë”, tha Meta. “Fitorja e LSI është e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike që e ka futur përsëri i njëjti person, Sali Berisha, ai që e dogji dhe e shkatërroi në ‘97. Fitorja e LSI është fitorja e programit tonë, është fitorja e “Planit për Veprim” që nxjerr 1 milionë shqiptarë nga varfëria dhe përfaqësojnë programin e vetëm ekonomik, programin e vetëm për punësimin, për uljen e kostos së jetesës për nxjerrjen e bujqësisë nga kriza” deklaroi më tej kreu i LSI-së. Sipas tij, fitorja e LSI është fitorja e shqiptarëve dhe jo e Fazlliçëve që duan të blejnë këtë vend me korrupsionet dhe të Sali Berishës.