Fëmijët e Angelina Jolie, pjesë e filmit Kung Fu Panda 3

4 prej 6 fëmijëve të çiftit të famshëm holliwood-ian Jolie-Pitt, do të jenë pjesë e filmit Kung Fu Panda 3. Pax 12-vjeç, Zahara 10-vjeç, Shiloh 9-vjeç dhe Konx 7-vjeç do dublojnë zërin e disa karaktereve në filmin e famshëm të animuar.

Jolie e cila ka dubluar zërin e tigreshës në Kung Fu Panda që prej 2008, u shpreh se ajo nuk donte që fëmijët e saj ta humbin mundësinë për të qënë pjesë e këtij filmi.

Advertisement

“Ata nuk duan të bëhen aktorë, por unë nuk doja që ata ta humbisnin këtë mundësi. Ata erdhën dhe u kënaqën shumë,”- u shpreh aktorja 40-vjeçare në “Entertainment Tonight”.