Feel Christina…

Artistja e Pop-it Christina Aguilera e ka lënë pozicionin si gjyqtare në “The Voice”, për t’u fokusuar në promovimin e albumit të saj “Lotus”, i cili fatkeqësisht nuk pati ndonjë boom nëpër klasifikime. Me sa duket artistja nuk ka zgjedhur të rrijë duarkryq dhe në pritje të lirimit të vendit koleges Shakira-s. Ajo ka bashkëpunuar në singëllin më të fundit të PITBULL. “Feel This Moment” është marrë nga albumi i fundit i artistit latin me titull ‘Global Warming’ dhe është renditur në vendin e 13-të të klasifkimit Billboard Hot 100, 21 vende më lart se “Your Body”, singëlli më i suksesshëm i albymit të Christina Aguilera-s. Shihni Aguilera-n teksa ndriçon në videon e “Feel This Moment”… Ja tek e keni

[youtube=http://youtu.be/5jlI4uzZGjU&showinfo=0&rel=0]

Advertisement