Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka koncert me FRPD!

Pasi sollën “Rezistoj”, këngën e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka vijnë me një koncert të jashtëzakonshëm të quajtur “Rock The Dictator”.

Nën kujdesin e FRPD, koncerti i dy rock-erëve të njohur do të zhvillohet ditën e premte, 5 maj, ora 19.00, te Fusha e Aviacionit, në kryeqytet.

Advertisement

“Qëndresë dhe vendosmëri për të marrë në dorë të ardhmen e Tiranës”, është moto e koncertit e dy këngëtarëve më të mirë të rrymës rock për momentin në vendin tonë.