Era e fortë shkul pemët në Korçë, pa energji disa zona!

Era e fortë ka shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike në disa zona të Juglindjes, si edhe ka shkulur pemë në qytetin e Korçës.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.

Advertisement

Grupet e punës të OSSHEE dhe Agjencitë Elektrike në rrethe janë në terren për riparimin e defekteve. Problematika të tjera nga bashkitë nuk raportohen.

Rrugët nacionale kanë qenë pa probleme, po ashtu edhe në rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki nuk raportohen problematika.

Gjatë natës në territorin e qarkut Korçë ka patur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat janë shoqëruara me erë të fortë.