“Knojna” ështe projekti më i fundit muzikor sjellë për publikun nga Elvana Gjata.
Me një tekst emocional që flet për dashurinë dhe ndjenjat e papërmbajtura, këngëtarja shprehet: “Knojna për dashninë, askush s’ma hek mërzinë, vazhdo ti ku je nis, mos ta nin”.
Në videoklipin shoqërues, Elvana shfaqet duke i dhënë biçikletës duke krijuar një atmosferë shumë relaksuese.
Kënga është pritur me interes nga fansat dhe është publikuar në të gjitha platformat digjitale.