Eliona Pitarka zgjodhi emrin më të veçantë për bebushen e saj!

‘Sansa’, a e kishit dëgjuar më parë? Ndoshta e frymëzuar nga seriali “Game of Thrones” ky është emri që aktorja e humorit, Eliona Pitarka zgjodhi t’i vendoste bebushes së saj.

Aktorja ndau detajin, në një video në Instagram ku mbizotëron ngjyra rozë. Në jastëkun e bebushes shkruhet ‘Sansa’.

Advertisement

Aktorja është nënë e dy vajzave. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan detaje nga përditshmëria për të shuar kuriozitetin e ndjekësve të saj. Po ashtu kemi parë që rrjetet sociale, Pitarka i përdor si një urë komunikimi për problematika të ndryshme me të cilat hasen nënat duke sugjeruar këshilla të ndryshme nga përvojat e saj.