Elbasan | Rama: pas shiut në Ditën e Verës vjen Rilindja

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, si edhe përfaqësues të kësaj partie në Elbasan, ka uruar të gjithë qytetarët gëzuar Ditën e Verës. Në një prononcim për mediat, Rama tha se ky vit do të jetë me bereqet për shkak të shiut që ka nisur të bjerë për herë të parë në Elbasan në këtë festë pagane. “Shiu ka sfiduar këtë festë pagane, por pas këtij shiu vjen një rilindje për ekonominë dhe shoqërinë për vendin tonë, i cili këtë verë do të hyjë në rrugën e duhur, në rrugën e shumëpritur, ku do të mirëpritet krahëhapur nga bota demokratike dhe ku shqiptarët do t’i gëzohen demokracisë, ashtu si ajo është krijuar me një hapësirë lirie, konkurence për të gjithë pa dallin bindjesh partiake, pa dallim përkatësish krahinore, por të gjiìthë së bashku si njerëz të barabartë që i përkasim të njëjtit atdhe”, tha Rama. Gjatë vizitës në Panairin Dita e Verës, Rama tha se “me fitoren e 23 qershorit biznesi do të fitojë më shumë dhe do të paguajë më pak taksa”.

Advertisement