Elbasan – Ministri i Arsimit në shkollën ku ndodhën dy vrasjet

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi pak orë më parë e Elbasan në shkollën e mesme “Mahir Domi”. 19 vjeçari, Endrit Llambaj vrau në ambientet e shkollës maturanten, Genta Faja. Më pas Llambaj është përpjekur që t’i shpëtojë policisë duke larguar nga vendi i ngjarjes. Por pas disa minutave arratie ai ka vrarë vetën. Sipas hetimeve paraprake mësohet se mes dy të rinjve ka pasur një lidhje intime. Endrit Llambaj ka mbërritur sot në qytetin e Elbasanit dhe ka hyrë me forcë në ambientet e shkollës.

Advertisement