Egjipt | Kryeministri Shafik jep dorëheqjen

 Ish-ministrit të Transporteve, Esam Sharafit, i është kërkuar të krijojë qeverinë e re, njofton komunikata. Shafik u emërua kryeministër i vendit ditë para se ish-Presidenti Hosni Mubarak të jepte dorëheqjen pas protestave të shumta që kishin mbërthyer vendin. Vëzhguesit thonë se protestuesit e shikonin Shafikun si shumë të afërt me Mubarakun.

Advertisement