Efi tregon si e pritën prindërit dhe partneri pasi u eliminua nga “BBV”!

Efi Dhedhes mbrëmjen e djeshme është rikthyer aty ku e nisi. Bukuroshja brune ka qenë e ftuar në rolin e opinionistes në “Për’puthen Prime”.

Ndonëse Efi ka marrë pjesë si në emisionin e dashurisë “Përputhen” edhe në reality-show-n “Kepi i Tundimeve”, ajo arriti të rrëmbente zemrat e një publiku të gjerë vetëm pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip”.

Advertisement

Ndonëse tregoi një karakter të fortë dhe loja e saj u pëlqye nga të gjithë, Efi disa javë më parë u eliminua “për shkak” të Deas.

Ishte kjo e fundit të cilës iu dha fuqia në dorë pasi fitoi sfidën e “inteligjencës” për të nominuar 3 banorë. Dhe përballë Luizit dhe Kiarës, ishte Efi ajo që la shtëpinë.

Në lidhje me këtë moment dhe si u prit nga familjarët e saj, Efi është pyetur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku u shpreh:

“Ajo ishte lumturia ime më e madhe. Në momentin që unë u futa në shtëpi dhe kisha babin duke më puthur në ballë dhe mamin duke më përqafuar. Madje edhe vëllain se ai nuk para puth, i ka ngjarë motrës. Ishte gjëja më e bukur që ka ndjerë ndonjëherë. Nuk kisha arritur akoma të mësoja se si isha pritur nga publiku. E dija që isha mirë, por deri aty. Kur pashë atë gëzimin në sytë e prindërve të mi, por edhe lotët e babit, u ndje shumë keq që dola nuk e prisnin. Gjithsesi unë prandaj them e kam fituar “Big Brother-in” tim, pikërisht nga gjithë ajo dashuri që unë mora,”-tha Efi.

Opinionistja Neda, nuk e la me kaq! Ajo e ngacmoi duke e pyetur edhe për reagimin e të dashurit të saj.

“Po edhe ai më puthi në ballë, por nuk do të shprehet shumë. Nuk më shprehet shumë,”-tha Dhedhes.