E pabesueshme/ Gara me bebe, ndodh në kampionatin amerikan të basketbollit

Një garë tepër e veçantë u zhvillua në pushimin e takimit të NBA mes Indiana dhe Atlanta.

Tetë bebe zbritën në parket për një sfidë këmba dorazi. Emocionet përfshinë publikun, por nga kjo përfitoi vetëm njëri nga vogëlushët. I vetëm nxitoi të përfundonte garën duke kaluar finishin, duke mos i dhënë asnjë shans bebeve të tjera.

Advertisement

Një mënyrë e këndshme për të festuar ndërrimin e viteve për të treguar sportistët e së ardhmes. Kjo garë ishte dhe fatsjellëse për skuadrën vendase. Indiana fitoi përballjen me Atlanta me rezultatin 116 – 108. / Tv Klan