Durrës – Veliaj, do të jemi gjithnjë në kontakt me njerëzit

Veliaj është shprehur se është i domosdoshëm komunikimi i vazhdueshëm me njerëzit si edhe konsulta me ta për ligjet e rëndësishme. “Që ne të bëjmë atë që quhet fushata që nuk mbaron kurrë, fushata e vazhdueshme, një fushatë që duhet të vazhdojë edhe pas datës 28, sepse unë besoj se vetëm ajo lloj fushate që nuk mbaron kurrë, që është gjithmonë në kontakt me njerëzit mund të prishi zakonin e vjetër të politikanëve që marrin votat, varin xhaketën dhe kthehen prap pas 4 vjetësh” u shpreh Veliaj.

Advertisement