Drejtësia, Manjani: Drafti, jo i shumicës

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi në Lezhë se tashmë diskutimi  i reformës në drejtësi duhet të kalojë në nivel politik.

I pyetur nga gazetarët, pas një aktiviteti në hipoteken e qytetit të Lezhës, ministri i Drejtësisë foli edhe për draftin e ndryshimeve kushtetuese që ministria e tij propozon, një draft që ngjalli debat për shkak se shkon paralel me draftin e ekspertëve të nivelit të lartë.

Advertisement

Por, ministri i LSI-së deklaroi se nuk duhet të shihet si ndarje të qëndrimeve të forcës së tij politike dhe nga mazhoranca. Të dyja draftet janë produkte të punës së ekspertëve, sipas tij, duke deklaruar se pas përfundimit të tyre tashmë duhet të kalohet në diskutimin politik të reformës në drejtësi.