Deputeti Ylli Shehu i bashkohet LSI-së

Deputeti i Partisë Republikane Ylli Shehu , i është bashkuar grupit parlamentar të LSI-së, pas zhgënjimit që ka patur nga kryetari i kesaj partie, Fatmir Mediu.
Sipas tij Mediu nuk mbajti premtimit për të kandiduar Agron Dukën në Durrës, duke bërë negociata me PD-në.
“Desha të sqaroj qartë  se nuk kam ikur, por kam bërë një zgjedhje, e cila ka qenë motivuar dhe parimore, pasi për fat të keq Mediu i iku në mënyrë krejtësisht jo transparente premtimit publik të bërë në strukturat drejtuese të Partisë Republikane, që nëse Partia Demokratike nuk do t’i qëndronte angazhimit për të kandiduar Agron Duka për kryetar të Bashkisë së Durrësit, atëherë Partia Republikane për të vënë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur do dilte me vete dhe do të kandidonte me kandidatët e saj në të 61 bashkitë e vendit”.
Shehu shtoi se ” Mediu vendosi të vazhdonte koalicionin me PD sikur asgjë nuk kishte ndodhur Në këto kushte i kam bërë me dije strukturave të Partisë Republikane dhe Mediut, mospajtimin tim me këto qëndrime sa inferiore, kontradiktore dhe qesharake, duke bërë edhe zgjedhjen time politike për t’iu bashkuar grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

Advertisement