Debat i ashpër në kuvend/ Noka: Je një kukull! Po përdorini Enkelejd paçavuren! Nikolla: Lironi foltoren!

10 minuta pushim nuk mjaftuan për të qetësuar situatën në seancën e fundit parlamentare në Kuvend.

Debati i ashpër u krijua pas përjashtimit të Flamur Nokës nga Grupi Parlamentar i PD-së , i cili e quajti një veprim antikushtetues.

Advertisement

Ai u shpreh se në këtë vendim ka gisht qeveria, e cila po përdor kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeajn, për të përçarë opozitën.

Noka: Juve ju vjen një letër nga komisioni merrni edhe një vendim se X Y mori vendim të internohej, hajde t’i internojmë. Se vetëm këto kanë ngelur pa marrë.

Nikolla: Grupi ka të drejtë të marrë vendime për të cilin njofton kreun e kuvendit, nëse ju duhet vendimi i grupit parlamentar jam vënë nën dispozicion. Nuk është detyra ime të njoh statutin tuaj të brendshëm, detyra ime ka qenë vetëm të njoftoj seancën gjë që e kam bërë. Ju lutem lironi foltoren që të vijojmë seancën. Bibla që ju thoni që është rregullorja më detyron vetëm të njoftoj seancën kështu ka qenë jetë e mot në kuvend sa kohë keni qenë edhe ju deputet, ka pasur largime edhe kur ju keni qenë më maxhorancë. Unë nuk marr vendime për as për të hequr dhe as për të futur.

Noka: Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit drejtuesi i seancës lexon listën. A mund të më lexoni, kjo është Enkelejd paçavure, prano që ti këtu je një kukull, të vijnë urdhra politikë që kanë tendencë për të përçarë, për të përdorur një Enkelejd në shërbim të Edi Ramës, prano që me këtë sjellje ti zonjë je një keqbërëse për këtë vend dhe jo një ligjvënëse. Nuk ka në asnjë ligj në asnjë pikë që të jep të drejtë ty dhe Enkelejd paçavures.

Bylykbashi: Askush nuk ka të nxjerrë nga grupi parlamentar, çdo akt tjetër është antikushtetues. Bashkë me një padi tjetër shërbejnë për të mbajtur peng opozitën në Shqipëri. Të hiqni pluralizmin do e arrini vetëm duke shpërbërë PD-në. Keni marrë vendim, Nëse s’keni marrë ende vëreni të zezë mbi të bardhë se akti juaj është shumë i qartë.