“Çmimi i madh i prozës” për “Birin” e Flutura Açkës, Basha: Rrjedh si lotët e nënës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka konsideruar si një lajmë të gëzuar marrjen e “Çmimit të Madh të Prozës” nga Flutura Açka me veprën “Biri”.

Basha shprehet se Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës.

Advertisement

“Vepra “Biri” e Flutura Açkës, mori sot “Çmimin e Madh të Prozës”, një lajm që më gëzon edhe pse e di fort mirë që Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës. Një libër plot dhimbje dhe emocione, por edhe i mbushur me dashuri për jetën; dhe ne që e njohim Fluturën, e gjejmë të madhe tek ajo dhe na frymëzon me fjalët që kanë forcën të na ndryshojnë. Jam krenar që Flutura është sot pjesë e familjes sonë dhe si deputete lufton për të bërë realitet ëndrrën e pakryer të birit të saj, të Shqipërisë si Europa”, u shpreh Basha.