Çmenduritë e Tom Cruise/ Aktori bashkëpunon me NASA-n për të xhiruar filmin e parë në hapësirë

Tom Cruise është në bisedime me NASA-n për të xhiruar filmin e parë në hapësirën kozmike. Lajmin e ka konfirmuar shefi i agjencisë hapësinore, Jim Bridenstine, përmes një postimi në “Twitter”.

“NASA është e lumtur që do të punojë me Tom Cruise për një film në bordin e Stacionit Hapësinor. Ne kemi nevojë që mediat e njohura të të frymëzojnë një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për të realizuar planet ambicioze të NASA-s”, ka shkruar Jim Bridenstine.

Advertisement

Shefi i agjencisë hapësinore nuk dha detaje të tjera, por thuhet se Cruise po bashkëpunon edhe me themeluesin e “Tesla” dhe “SpaceX”, Elon Musk, për të realizuar filmin në hapësirë. Musk nuk e ka konfirmuar ende bashkëpunimin, por ai komentoi në postimin e Bridenstine: “Me siguri do të jetë shumë qejf!”.

Burimi: Gazeta Shekulli