Pavarësisht fushës apo sektorit në të cilin punojmë, gjithnjë kemi një shef mbi kokë, një person tek i cili duhet të raportojmë dhe i cili na vëzhgon gjatë punës.
Ka disa gjëra të cilat shefat i vënë re, sepse në fund të fundit në detyrat e tyre përfshihet edhe kjo.
1. Orarin në të cilin shkoni në punë.
Në punë të ndryshme ka edhe orare të ndryshme, ndaj orari i nisjes së punës mund të jetë në 7, 8 apo edhe 9. Por nëse ju paraqiteni gjithnjë me vonesë, mund të ketë një problem. Gjëja më e mirë për tu bërë është të shkoni gjithnjë në orarin e duhur!
2. Orarin në të cilin largoheni nga puna.
Edhe në këtë rast mund të mos keni një orar të përcaktuar, në varësi edhe të punës. Largoheni para kolegëve? Pas? Orari ndryshon nga dita në ditë? E rëndësishme është që të mos largoheni më herët në cdo ditë të javës.
3. Veshjen.
Mënyra se si prezantoheni do të jetë gjithnjë e rëndësishme. Tashmë duhet ta keni vënë re se në varësi të punës, ndryshon edhe etika e veshjes. Ka zyra në të cilat veshja mund të jetë edhe sportive, por ka zyra në të cilat një veshje serioze është e domosdoshme. Ky është një nga ato rastet kur duhet të kërkoni edhe ndihmën e kolegëve, për të qenë në të njëjtën linjë me ta.
4. Si përdor teknologjinë.
Bën telefonata pune, apo shkruan mesazhe private? Mirë është që në orarin zyrtar të punës, përdorimi i teknologjisë të përqëndrohet në cështje pune. Kufizojini pak hyrjet në Facebook gjatë punës.
5. Fjalët që përdor.
Kjo është dicka që dihet, megjithatë nuk është mirë të përdorni fjalor të papërshtatshëm me kolegët, brenda dhe jashtë zyrës. Fjalët tuaja mund ti përcillen shefit, dhe me shumë gjasa atij/asaj nuk do ti pëlqejnë.
6. Nëse përshtatesh apo jo.
Cfarë marrëdhënie ke me kolegët? Përshtatesh apo jo? Nëse jeni në një punë të re, ka mundësi që ende të mos jeni ambjentuar. Përpiquni të ndiqni aktivitetet që organizon stafi dhe kolegët, mblidhuni për të pirë dicka pas pune. Shefave u pëlqen që të kenë punonjës që dinë të përshtaten me punën dhe marrëdhënien në grup.
7. Si e menaxhon kohën.
Kjo është e fundit, por jo për nga rëndësia. I kryeni detyrat saktësisht dhe në kohën dhe ritmin e duhur? Apo merreni me gjëra me të cilat nuk duhet? E rëndësishme është që të vendosni prioritete dhe të respektoni gjithjë afatet.