Mamaja e këngëtares së njohur mbush dollapin plot me hashash

E bija e saj, ish-aktorja e serialit për fëmijë “Hannah Montana” tashmë një këngëtare e njohur, është e famshme për provokimet që i bën fansave dhe “pushton” thuajse çdo ditë faqet e mediave rozë. Por, mamaja e Miley Cyrus ka zgjedhur t’i “zërë vendin” të bijës, duke postuar së fundmi një foto ku shihet një dollap i mbushur plot e përplot me kanabis. Fotografinë e saj e ka shpërndarë babai i këngëtares, Billy Ray Cyrus.

1a_52008564_247020256202766_TGO-e1550593509222

Bashkëngjitur me këtë imazh ai shkruan: “Po! Sic thashë dje, Tish Cyrus, kohërat po ndryshojnë. Nënë e çmendur”. Nuk mungoi as reagimi i Tish, e cila shkroi në Twitter: “Pikë së pari, bashkëshorti im është i çmendur. Së dyti, kjo foto është një çmenduri dhe së treti, kjo nuk është drogë në shtëpinë time. Por nëse do ishte, do të ishte e mrekullueshme për shumë arsye”. 

2015 amfAR Inspiration Gala New York - Inside

/GazetaShqip/