Cardi B eksperimenton në aktrim, zbulohen detaje për rolin

Pas suksesit të padiskutueshëm në muzikë, Cardi B ka vendosur të eksperimentojë edhe në aktrim. Ajo do të jetë pjesë e filmit “Hustlers” dhe detajet për rolin e saj kanë filluar të dalin në dritë. Teksa po prisnim që Cardi të merrte situatën në dorë dhe të bëhej pjesë e rëndësishme e filmit me ndonjë rol kyç, kolegu i saj tregoi të kundërtën. Ai është shprehur për ‘Cosmopolitan’ se Cardit i është dashur të bëjë vetëm një ditë xhirime, që do të thotë se mund të jetë vetëm në një ose në dy skena.

Këngëtarja është shumë e angazhuar me koncerte, prandaj nuk ka mundur të përfshihej më shumë, pasi së fundmi karriera e saj muzikore ka kapur majat dhe Cardi është ndër këngëtaret më të pëlqyera.

Advertisement

/Opinion/