Calvin Harris me këngë të re, po a flet për tradhëtinë e Taylor Swift?

Kënga e re që pritet të publikojë Calvin Harris ka përhapur shumë thashetheme.
Dj ka bashkëpunuar me John Newman për këngën që do të mbajë titullin “Olé” dhe që pritet të publikohet të premten, por zërat thonë se aty flitet për tradhëtinë e Taylor Swift.
Në fillim të muajit Qershor cifti Harris dhe Swift i dhanë fund lidhjes së tyre pas pesëmbëdhjetë muajsh.
Vetëm dy javë më pas, këngëtarja u pa në krahët e aktorit Tom Hiddleston.
Pas publikimit të romancës së re që po përjetonte ajo, burime pranë Harris thanë se ai ndihej i tradhëtuar.

Advertisement