Bulqizë/ Pallatit të dëmtuar nga tërmeti i vendoset shiriti, banorëve u kërkohet të largohen!

Banorëve të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Bulqizë u është kërkuar të evakuuohen.

Bashkia ka marrë vendimin për nxjerrjen e banorëve nga pallati që është rrethuar me shirit nga policia.

Advertisement

Një pjesë e familjarëve janë dakord me vendimin e marrë, por ka banorë të tjerë që kundërshtojnë.

Një banor i këtij pallati shperhet i vendosur për të mos dalë nga banesa:

“Nuk jam dakord fare se kam shtëpinë time aty. Do të rri aty. Pallati ka tre vite që është plasaritur, para se të binte tërmeti i vitit 2019. Nuk është prekur nga tërmeti. Ra tërmeti tjetër para tre ditësh, nuk ka asnjë shenjë. Unë do të rri në shtëpinë time. Nuk kam frikë. Ra tërmeti dhe unë nuk dola fare. Unë nuk dal, kam shtëpinë time, mund të na hedhin në gjykatë. Nuk kam ku shkoj. Të rri jashtë?”