Bond humbet kodin, aktorja me ngjyrë është 007 e re

Ndërsa Daniel Craig do të luajë rolin e tij si James Bond në filmin e radhës, seria që po përgatitet për një ndryshim thelbësor, me raportime sipas të cilave aktorja britanike me ngjyrë, Lashana Lynch, do të jetë 007 e ardhshme, duke marrë kështu numrin e agjentit sekret Bond pasi karakteri largohet nga MI6.

The Mail, citon një burim anonim që thotë se filmi i 25 hapet me bondin, Daniel Craig, që është tashmë në pension, në xhamaika, e që thirret për të luftuar një armik të ri.

Advertisement

Por ka një skenë në fillim të filmit, ku M thotë, “eja 007” dhe brenda hyn Lashana, që është një grua e bukur, me ngjyrë. Është një moment shokues. Bondi vazhdon të jetë bondi, por ai është zëvendësuar si 007.

31 vjeçarja nga Londra perëndimore, ka debutuar në industrinë e filmit në “Fast Girls” të 2011, por roli i saj kryesor ka ardhur këtë vit, si pilotja luftarake Maria Rambeau në “Kaptain Marvel”.

Lajmi që ajo ka marrë kodin e famshëm të Bond, është pritur mirë në mediat sociale dhe vjen pak javë pasi këngëtarja amerikane Halle Bailey është zgjedhur të luajë Arielin në rikthimin e Sirenës së vogël.

Filmi i 25 i serisë bond, po xhirohet në Itali dhe Britaninë e Madhe dhe është përvallur me një seri problemesh, që nisën që në tetor 2015 kur Craig tha se nuk do të luante më bondin.

/Opinion/