BILLIE EILISH në nëntor publikohet kënga e re!

Pas  “My Future“, bëhu gati të dëgjosh këngë të re nga Billie Eilish!

Këngëtarja ka zbuluar se shumë shpejt do tē publikojë singëllin e saj të ri. Kur një nga fansat e ka pyetur “Këngë e re?” në story të Instagram, ajo i është përgjigjur “Nëntor”. Një tjetër fans i ka kërkuar që të zbulojë pak natyrën e materialit: “na jep një ngjyrë që i përngjason këngës” dhe Billie zgjodhi ngjyrën e tokës, tërësisht vjeshtake.

Advertisement

Ndërkohë të shtunën e ardhshme artistja do të mbajë një koncert në livestreaming botëror dhe do ta shohim teksa performon edhe “No Time To Die“, kolona zanore e filmit të radhës të agjentit më të famshëm në botë 007.