Beyonce publikon dy këngë të reja!

Me një stil shumë provokues të veshuri, me modelin e një fermereje teksane apo “kaugërlli” (cowgirl), Beyonce’ shfaqet në klipin e njërës nga dy këngët e saj më të reja, të publikuara këtë të hënë.

“Teksas Holdem” quhet kënga e re, e cila ndërthur vokalin e veçantë të mbretëreshës së R&B dhe tingujve të muzikës tipike teksane country duke përcjellë edhe shpirtin e lirë dhe vendosmërinë e banorëve të kësaj zone. Këtë frymë përpiqet të përcjellë edhe në kopertinën e hitit, ku 42-vjeçarja shfaqet gjysmë e zhveshur.

Advertisement

“16 carriages” është hiti tjetër i publikuar në të njëjtën ditë që mishëron sakrificat dhe vendosmërinë e njerëzve që duan të prekin ëndrrat e tyre. Beyonce njoftoi publikimin e këngëve përmes spotit të filmuar në shkretëtirat e Teksasit, që u transmetua gjatë finales së super bowl. Hitet janë pjesë e albumit të ri “Renaissance Act 2″ që pritet të publikohet më 29 Mars.