Beyonce performon në Cardiff!

Turi në Mbretërinë e Bashkuar të turneut botëror Renaissance së Beyonce-s filloi në Cardiff, Uells.

Duke performuar me një trupë kërcimi në stadiumin Cardiff Principality, këngëtarja ishte e veshur me veshje të ndryshme nga Valentino, Balmain deri te një kostum i stilit të bletëve nga Dolce & Gabbana. Renaissance është turneu i parë solo i 41-vjeçares Beyonce në shtatë vjet, ku ajo këndon hite të tilla si “Dangerously in Love”, “Flaws and All” dhe “I Care”.

Advertisement

Turneu i saj i fundit në 2018 ishte On The Run II me bashkëshortin dhe manjatin e muzikës Jay-Z. Pas Cardiff, artistja amerikane do të performojë në Edinburgh dhe Sunderland, përpara se të dalë në stadiumin Tottenham Hotspur të Londrës në fund të muajit dhe fillim të qershorit.

Turneu i këngëtares ka nisur më 10 maj në Stokholm të Suedisë. Ai do të zgjasë deri më 27 shtator në New Orleans, Luiziana, Shtetet e Bashkuara.